TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 09:38

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ “BMW”-ja del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ “BMW”-ja del nga

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë ka mbetur i plagosur 42-vjeçari B.C. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Për pasojë 42-vjeçari i cili pas ndihmës së marrë në spitalin  Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

"Më datë 29.06.2023, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi B. C., i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.", njofton policia.

bmw aksident korce pogradec

Lini një Përgjigje