
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Sipas raportimeve në zonën e quajtur Qafë-Gjatë, një automjet ka goditur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit, Marsel Kasi, 35 vjeç.
Viktima është transportuar në morg. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimorë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
"Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.
Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje