
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 20 trafikantët e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Nga bregu në breg’, ku u zbulua sesi trafikohej heroinë dhe kanabis nga Turqia dhe Siria për në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë është lënë në arrest shtëpie Suela Sulaj.
Operacioni u ndërmor një ditë më parë, përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri.
Personat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste janë:
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Marash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie)
Në një konferencë për shtyp nga SPAK, dje prokurori Vladimir Mara dha detaje për operacionin antidrogë të finalizuar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, që çoi në pranga 20 persona.
Sipas prokurorit, ky grup merrej me trafikun e lëndëve narkotike, si kanabis, heroinë e kokainë. Aktiviteti i tyre ishte i shtrirë nga Siria, Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Italia e vende të tjera të BE. Droga sipas Marës transportohej me kamionë, e kamufluar në mënyrë të tillë që të mos dallohej në skanerat.
Sipas SPAK, falë hetimeve është bërë e mundur dokumentimi i episodeve të shumta të trafikut të lëndëve narkotike dhe janë identifikuar të 21 personat e përfshirë në këtë aktivitetet kriminal. Nga këto, 20 masa janë ekzekutuar këtë të martë, ndërsa tjetri i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në mesin e personave të arrestuar është edhe një efektiv policie i policisë kufitare në Shkodër, i dyshuar për korrupsion. Mara tha po ashtu se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, ndërsa 3 të tjera në RMV, Greqi dhe Itali.
Lini një Përgjigje