TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2023, 12:03

Bëri 15 vite burg për një krim që nuk e kishte kryer, fiton pafajësinë 41-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Bëri 15 vite burg për një krim që nuk e kishte kryer, fiton

Një shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm pas 15 viteve. 41-vjeçari shqiptar u arrestua në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Bashkë me të janë arrestuar edhe tre bashkatdhetar të tjerë, për trafik droge.

Sipas teorisë së prokurorisë italiane, 41-vjeçari do të kishte qenë marrës i mbi 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Hetuesit e Financës ishin nisur në gjurmët e korrierit, i cili ishte arrestuar me drogën dhe në pranga me të kishin përfunduar edhe ata që duhej të merrnin drogën.

Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës.

Lini një Përgjigje