TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2023, 10:26

Kishte mbjellë kanabis mes vreshtave me rrush, kapet ‘mat’ 37 vjeçari në Fier  

Shkruar nga Pamfleti
Kishte mbjellë kanabis mes vreshtave me rrush, kapet ‘mat’ 37
Pamje nga operacioni

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë Ervis Trifoni i cili u kap teksa ujiste bimët e kanabisit të kultivuara në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi.

30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

I arrestuari akuzohet për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkohë materialet për veprimet hetimore të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.

Lini një Përgjigje