TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2023, 09:26

Grabiti pikën e këmbimit valutor në Astir, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Grabiti pikën e këmbimit valutor në Astir, identifikohet dhe

Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit vaultor pranë ‘Unazës së Re’. 39 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë.

Ndërkohë është arrestuar Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e vjedhjes duke penguar zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka sekuestruar biçikletën dhe veshjet që autori i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur.

"Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

grabiti pikën e këmbimit valutor në astir

Lini një Përgjigje