TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2023, 14:10

Dyshohet se ndërroi jetë nga mbidoza, zbardhen detaje të reja për vdekjen e 31-vjeçares në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ndërroi jetë nga mbidoza, zbardhen detaje të reja

Një 31 vjeçare është gjetur e vdekur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Trupi i të resë u gjet në një pallat të pabanuar pa shenja jete. 

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Tiranës, dyshohet se 31 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.

Mësohet se 31 vjeçarja nuk ka qenë banorë e zonës në të cilën është gjetur e vdekur. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë pasi kanë konstatuar prezencën e saj.

Nga verifikimet, rezulton se e reja është zbuluar se edhe më herët njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.

 

Lini një Përgjigje