
Një 35 vjeçar është vënë nën hetim nga policia në Aeroportin e Kukësit ‘Flatrat e Veriut’ pasi ka tentuar të hyjë në vendin tonë me 20.980 euro të padeklaruara.
Ndërkohë shuma prej rreth 21 mijë eurosh u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
"Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën 20 980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje