
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën që lidh Talën me superstradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’.
Burime për mediat bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ata ngelën të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Dy të plagosurit janë derguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.
Lini një Përgjigje