TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 10:11

Shpërthim me tritol në Shkodër, zbardhen detajet e para

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në Shkodër, zbardhen detajet e para

Një sasi tritoli është hedhur në pjesën e jashtme të garazhit në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.

Policia bën me dije se lënda plasëse është hedhur në derën e këtij objekti ndërkohë që nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

“Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftimi i policisë.

tritol shkoder

Lini një Përgjigje