TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 11:53

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve/ Prokuroria jep pretencën, 25 vite burg për Arbër Paplekajn

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve/ Prokuroria jep pretencën, 25 vite
Viktima Pjerin Xhuvani dhe autori Arbër Paplekaj

Është mbajtur sot seanca ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Bëhet me dije se Prokuroria ka dhënë pretencën, ndërsa kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn.

Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

arber paplekaj prokuroria vrasje pjerin xhuvani

Lini një Përgjigje