TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2023, 16:50

Tjetër aksident në aksin Korçë-Pogradec; motori del nga rruga, ndërron jetë 60-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident në aksin Korçë-Pogradec; motori del nga

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi Bulgarecit. Drejtuesi i një motori, 60-vjeçari S. Shkëmbi humbi jetën këtë të enjte, si pasojë e aksidentit.

Policia bën me dije se në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i motorit humbi kontrollin dhe u përplas barrierat anësore të rrugës.

Në vendngjarje ndodhet aktualisht policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera.

Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një makinë përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

aksident humb jeten 60-vjecari

Lini një Përgjigje