
30-vjeçari gjerman i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri një shqiptar nga Kosova pasi e pa me ish-të dashurën, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Freiburg-Betzenhausen.
Sipas Gjykatës, bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës. Viktima, 31 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Pasi u dha vendimi, të afërmit e viktimës dhe të dashurës së tij, shpërthyen në duartrokitje.
Gjykata ka pranuar vendimin e prokurorisë, e cila më parë kishte kërkuar dënim të përjetshëm për vrasje me karakteristika rënduese.
I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi, ndërsa pasi kryetari i trupit gjykues po lexonte vendimin, i pandehuri 30-vjeçar është përlotur.
Lini një Përgjigje