TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2023, 18:56

Lëvizte i armatosur dhe tentoi t’i ikë policisë, arrestohet personi i rrezikshëm në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte i armatosur dhe tentoi t’i ikë policisë, arrestohet
    
Policia e Durrësit ka arrestuar Dritan Memollën, një person i skeduar dhe i dënuar edhe më parë për vepra kriminale.

Memolla ka qenë i armatosur në momentin që i është bërë thirrje të ndalonte. Ai ka tentuar të ikë, dhe në momentin e largimit ka hedhur armën në tokë, ndërsa është neutralizuar nga forcat e policisë.

Person i njohur për Policinë e Durrësit, pasi është arrestuar disa hëre për vepra të ndryshme penale. Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person.

Lini një Përgjigje