
Pushuesi i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij ka qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 kur mjeti që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore goditi aksidentalisht 53-vjeçarin i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Pogradecit.
"Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Lini një Përgjigje