
Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi u konflikua me dy persona si dhe dhunoi policët që shkuan në vendngjarje.
Uniformat blu njoftojnë se bëhet fjalë për Ertigen Allën.
Sakaq, janë proceduar penalisht edhe dy personat që u konfliktuan me 26- vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se shtetasi E.A, 26 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë .
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .
Sqarojmë se pamjet e bëra publike dje në disa media dhe rrjete sociale, i përkisnin këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje