
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa njëra prej tyre i ka rënë efektives së Rugores.
Burime zyrtare bëjnë me dije se janë përplasur dy makina dhe është dëmtuar një punonjëse e qarkullimit rrugor, ndërsa kjo e fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjeksore.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
"Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje