TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2023, 08:34

Greqia refuzoi ekstradimin, publikohet fotoja e Laert Haxhiut pas hekurave të Gjykatës së Janinës

Shkruar nga Pamfleti
Greqia refuzoi ekstradimin, publikohet fotoja e Laert Haxhiut pas hekurave
Laert Haxhiu

Gjykata e Janinës ka refuzuar dje kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e Laert Haxhias drejt Shqipërisë. Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun dhe do gjykohet atje vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta. Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Haxhiu është i dënuar nga gjykata e Lushnjës për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në gjykatën e posaçme për masakrën e Lushnjës me dy viktima e 1 te plagosur.

Laert Haxhiu u prangos në Janinë të Greqisë pas 8 vitesh në arrati. Ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”, pas një sherri në lokal.

Gjatë kohës që ishte në arrati, 32-vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017. Për “Masakrën e Lushnjes”, Laert Haxhiu është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë ngjarje, është dënuar me burgim të përjetshëm shoku i tij, Orges Bilbili. Ai u arrestua në Prill të 2020 në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Në atë kohë, u dyshua se Bilbili ishte së bashku me Haxhian. Por kjo gjë nuk u vërtetua nga hetuesit. Emri i Laert Haxhiut është lakuar edhe për 2 vrasje të tjera, por hetuesit nuk gjetën prova për ta lidhur 32-vjeçarin me ngjarjet.

laert haxhiu greqia refuzoi ekstradimin

Lini një Përgjigje