TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 15:36

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Janinës rrëzon ekstradimin e Laert Haxhisë, avokati: I rrezikohet jeta!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Lushnjës, Gjykata e Janinës rrëzon ekstradimin e Laert
Laert Haxhiu

Gjykata e Janinës ka rrëzuar ekstradimin e Laert Haxhisë.

Haxhiu do të qëndrojë në burg vetëm për akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe prishje të qetësisë publike.  Avokati i tij shqiptar, Detar Hysi ka deklaruar para gjykatës së Janinës se ekstradimi i tij Shqipëri, do i rrezikonte jetën për shkak të hasmërisë që familja e tij, ka me anëtarët e bandës së Aldo Bares.

Avokatët kanë thënë se për shkak të hasmërisë, Gjermania ka miratuar kërkesën për statusin e azilantit politik nënës së Laertit, Florije Haxhiut dhe motrës Klea Haxhiu. Nëna e tij është ndarë nga bashkëshorti, dhe prej vitesh ndodhet në Gjermani bashkë me vajzën e saj.

Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifit. Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative dosje, e cila është në Gjykatën e Lartë. Burime nga SPAK kanë bërë me dije se ia kanë përcjelle materialet për 31-vjeçarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë shtetit grek.

Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërsa jetonte ne shtetin grek ku duket se ka krijuar edhe familje. Bashkë me Haxhiun, në momentin e arrestimit në automjet ndodheshin edhe shtetasit Firdeus Berberi, i shpallur në kërkim në 25 qershor 2022, për një atentat në Pogradec dhe Juxhin Barjami, I plagosur në vitin 2021 në një atentat në Athinë.

laert haxhia masakra e lushnjes

Lini një Përgjigje