TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 14:55

Nga Durrësi në Sarandë/ Sekuestrohen qindra shezlonge dhe çadra që kishin zaptuar plazhet publike

Shkruar nga Pamfleti

Nga Durrësi në Sarandë/ Sekuestrohen qindra shezlonge dhe

Policia e Shtetit, me qëllim lirimin e hapësirave për plazh, ka sekuestruar 106 shezlongë dhe 123 çadra që ishin vënë pa autorizim, duke filluar nga Durrësi në Sarandë.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy të proceduarit janë shtetasit me iniciale M. M., 31 vjeç, banues në Durrës dhe J. Ç., 24 vjeç, banues në Sarandë.

"Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe, që janë zënë në kundërshtim me ligjin. Kjo fazë e operacionit u shtri në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës, dhe rezultoi me sekuestrimin e 106 shezlongëve dhe 123 çadrave që ishin vënë pa autorizim.

Procedohen penalisht 2 administratorët që nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet. Në plazhin “Apollonia”, në Durrës, u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Durrës.

Në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, vijojnë.", njofton policia.

 

plazhe durres sarande plazh

Lini një Përgjigje