
Një video e publikuar ekskluzivisht nga "Ora News" në 13 qershor 2023, ku implikohet Eljo Hato dhe Arsad Bashli në sulmin me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut në Shkodër.
Pamjet u bënë publike një muaj e gjysëm para operacionit "Metamorfoza", ku "Ora News" vuri në dukje shmangien nga akuzat dhe hetimi i Eljo Hatos dhe Arsad Bashlit, duke dënuar për këtë ngjarje vetëm Shkëlzen Xhenjen me 3 vjet e 8 muaj burgim.
Por mbërritja e "Dosjes Franceze" në SPAK me bisedat e zbuluara në "Sky", u zbulua se Xhevahir Lita kishte marrë 50 mijë euro për të pushuar hetimin për Haton dhe Bashlin.
Ndërsa 5 mijë euro kanë marrë punonjësit e policisë që kishin kryer veprimet hetimore.
Imazhet filmike tregojnë qartë Shkëlzen Xhenjen që del zbuluar me fytyrë, Eljo Haton që sulmon me armë drejt derës së shoferit të "Golfit" të bardhë dhe Benzin e Blinduar S 600 me targa AA 540 RF” në pronësi të Arsad Bashli.
Bashli duket në filmime teksa qëndron tek dera e benzit të blinduar dhe mer Shkëlzen Xhenjen e largohen nga vendi i krimi.
Në pamjet filmike duket qartë se tre personat dalin nga dy makina të ndryshme si “Audi” dhe një “Benz-Mercedez”, dhe sulmojnë me armë Taulant Pepaj, i cili u ikën me shpejtësi.
Shkëlzen Xhenje është pikërisht personi që shfaqet me fytyrë dhe në dorë mban armë pistoletë.
Sipas përgjimeve të bisedave në "Sky" mes prokurorit Xhevahir Lita dhe djalit të xhaxhait të Behar Bajrit, Bardhyl Mavraj, rezulton se Benzi i blinduar është pronë e Mavraj, por e ka të rregjistruar në emër të nipit Arsad Bashlit.
Në bisedat e "Sky" prokurori Xhevahir Lita dhe Bardhyl Mavraj koordinojnë se duhet shmangur Eljo Hato dhe Arsad Bashli nga përgjegjësia penale, pasi sipas Mavraj, Hato nuk duket mirë në filmim.
Të njëjtën gjë e konfirmon dhe prokurori i çeshtjes Xhevahir Lita, i cili në një bisedë i thotë Mavrajt se: "...i pashë pamjet filmike nuk dallohen mirë Hato...".
Ndërsa në një bisedë tjetër të zhvilluar në 24 gusht 2021, vetëm 3 ditë pas sulmit me armë, Xhevahir Lita nis komunikim me Bardhyl Mavraj, ku ky i fundit i thotë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në një karburant në Shkodër, ai shpjegon për ngjarjen duke dërguar mesazhet:
"...Shife se mendoj që të ka ra në vesht për atë që të ka kalu ty...Jooo telefoni i jemi veç unë e kam dhe sms i fshij direkt mbas bisedës...Ajo ke karburanti aty që ashtë edhe makina jeme aty në xhiro, dmth ashtë aksident...Dhe problemi është që çdo gja e merr përsipër ai që ka dal me ftyrë... Po benci.......Por problemi është që makinën e kam në emër të nipit dhe nipi është ken në shpi tu fjet me mu ajo pjesë sqarohet sepse nipi thotë që ja kam dhan makinën ati Shkëlzen Xhenjës, kur të jet momenti... Por problemi është që duam të heqim aty Haton nga kjo punë sepse kamerat për të jan të padallushme...Për Haton...Dhe kët nipin kur të dush që ka makinën në emër ta mi me dhanë deklaratën e tij dmth që ja ka dhën makinën ati...Por më thuj ti ca me ba dhe do njeku udhëzimet ca me jep ti..."./oranews
Lini një Përgjigje