
“Mos më ngri zërin”, këto kanë qenë fjalët me të cilat ka nisur sherri në Vlorë mes djalit të anëtarës së KLP, Rei Meta dhe inxhinierit Armando Meshau, ku ky i fundit humbi jetën.
Sipas informacioneve të siguruara, theksohet se viktima dhe autori kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit që dyshohet se do të printonin dokumentet.
Por më pas bisedimet kanë agravuar, sipas deklaratave të autorit, viktima e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.
Mësohet se viktima dhe autori duhet të printonin një material, pasi kanë hyrë brenda kanë folur dhe debatuar për vendin dhe pjesën e printimit të dokumentit. Kanë mbërritur nga një zyrë noteri në këtë qendër dhe viktima i ka thënë autorit se nëpërmjet USB do t’i mundësonte dokumentin.
Sipas informacioneve, viktima nuk kishte dokumentin me vete dhe më pas ka nisur konflikti. Në momentin që kanë qenë duke folur, viktima ka ngritur zërin dhe autori i është kundërpërgjigjur; ‘mos më ngri zërin’ dhe më pas situata ka agravuar.
Ndërkohë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku është fokusuar i gjithë momenti. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar edhe diskutimi mes tyre.
Lini një Përgjigje