TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 11:19

Shkon t'i marrë qiranë, pronari gjen në banesë trupin e dekompozuar të 39-vjeçarit korean në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Shkon t'i marrë qiranë, pronari gjen në banesë trupin e

Trupi i dekompozuar i një 39-vjeçari nga Koreja e Jugut është gjetur në banesën e tij e marrë me qira në Shkodër.  Sipas policisë, dyshohet se koreani ka muaj që kishte ndërruar jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

"Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi, dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.", njofton policia.

pronar shkoder trup i dekompozuar

Lini një Përgjigje