TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 12:00

Dosja e SPAK ku u arrestua Pëllumb Gjoka, anëtari i bandës Bajri Astmer Bilali kërkon lirinë

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e SPAK ku u arrestua Pëllumb Gjoka, anëtari i bandës Bajri
Astmer Bilali

Kampioni i boksit të Vllaznisë, Astmer Bilali, i cili është një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka kërkuar lirimin nga qelia në Apelin e GJKKO.

Ai ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që dha masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij.

Anëtari i grupit “Bajri” u vendos në pranga pas megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, pasi përgjimet nga aplikacioni “SKY” nxorrën zbuluar lidhjet e krimit me politikën në vend.

Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit u arrestuan Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori e Kukësit, Xhevahir Lita. 

Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm, pasi është arrestuar nga policia e Shkodrës si autori dyshuar kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

astmer bilali spak arrestim

Lini një Përgjigje