TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 14:18

"Ka dalë Luli, ruhuni dhe mos dilni pa blinda"/ Zbardhen përgjimet, Lul Kulla makthi i Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit

Shkruar nga Pamfleti
"Ka dalë Luli, ruhuni dhe mos dilni pa blinda"/ Zbardhen
Behar Bajri dhe Lulzim Kulla

Lulzim Kulla, një personazh me precedentë penalë dhe objekt atentatesh, është një makth për Pëllumb Gjokën, por edhe Behar Bajrin.

Nga përgjimet në dosjen Metamorfoza del që Lul Kulla konsiderohet si kundërshtar nga Pëllumb Gjoka dhe Bajrat.

Në 9 korrik 2020, Behar Bajri informon Pëllumb Gjokën se Lul Kulla ka shok Gëzim Çelën në Patok, dhe Çela ka lidhje me Bardhokun, duke iu referuar Bardhok Pllanajt, i vrarë në prill 2021. Gëzim Çela kishte kthyer vilën e tij në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në laborator kokaine.

Ndërkohë Behar Bajri po kërkonte me ngulm për të rënë në gjurmët e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit për t’i vrarë.

Nga ana tjetër, pasi kishin vrarë Gjin Ndojin për llogari të Vis Martinajt dhe i kishin shkuar në varrim, Behar Bajri dhe Gjoka po kërkonin të vrisnin Kleant Musabellin, pasi ky i fundit e kishte plagosur Pëllumbin në bark në vitin 2017.

Behar Bajri me njerëzit e tij po gjurmonin këmba-këmbës për të eliminuar Dorian Dulin, një personazh që e konsideronin tepër të rrezikshëm dhe që mund të vrasë deri në 300 metra.

Për të gjurmuar Dulin, ata përdornin shokun e tij, Leksin e Druve, Prekë Kodrën, Bardhyl Mavrajn si dhe shefin e krimit të organizuar në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, i cili ishte një ushtar i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.

Duli shihej si pjesë e grupit të Ibrahim Licit dhe Bardhok Pllanajt, i vrarë në prill të vitit 2021.

Por ndërkohë, Gjoka dhe Bajri kishin shqetësim Lul Kullën. Pëllumb Gjoka e informon Behar Bajrin të mos bënte lëvizje dhe të ruhej pasi kishte informacion se në Shkodër po lëvizte Lul Kulla.

pergjime lul kulla pellumb gjoka behar bajri

Lini një Përgjigje