TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2023, 15:00

U kap në Vlorë me armë dhe municion luftarak, kush është 35-vjeçari nga Shkodra me precedent penal në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap në Vlorë me armë dhe municion luftarak, kush
Amarildo Nikoll (Xhanej) është 35-vjeçari nga Shkodra i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës me armë me silenciator. I riu ishte i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç. 35-vjeçari rezulton me precendent penal në Itali.

I riu është i përfshirë më herët në trafikun e drogës. Paratë e përfituara nga rrugët kriminale investoheshin për të blerë dyqane dhe klube nate.

Amarildo Xhanej ra në prangat e policisë italiane pas një operacioni masiv të organizuar nga autoritetet për të goditur bandën.

Në vitin 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë.

Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.

vlore arme municion amarildo nikoll

Lini një Përgjigje