
Kristjan Gjini, me detyrë oficer i Gardës së Republikës ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari u ndalua mbrëmjen e djeshme, ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan arma pa leje dhe dy aparatë telefonikë. Sipas policisë, gardisti është përjashtuar nga detyra.
"Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, i përfshirë një punonjës i Gardës
Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, 32 vjeç. Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.
Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.", njofton policia.
Lini një Përgjigje