TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2023, 13:48

Mbytet në liqenin e Belshit 41-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Mbytet në liqenin e Belshit 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të mërkure në një liqen në Belsh.

Sipas informacioneve mësohet se viktima është gjetur pa shenja jete në ujërat e një prej liqeneve në Belsh, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Sipas deklarimeve të para të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

"Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.", njofton policia.

belsh mbytje liqen

Lini një Përgjigje