TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2023, 14:40

Fadroma e pastrimit të mbetjeve përplas 53-vjeçarin në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Fadroma e pastrimit të mbetjeve përplas 53-vjeçarin në

Një fadromë ka përplasur një pushues në vendin e quajtur “Plazhi” në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 kur mjeti që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore goditi aksidentalisht 53-vjeçarin i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.", njofton policia.

fadrome perplas pogradec

Lini një Përgjigje