
Pas akuzave të shumta dhe zërave që qarkullojnë lart e poshtë, për pallate shumëkatëshe pa leje, shteti ka marrë në dorë situatën.
Ditën e sotme Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një “super kriminel” i cili po ndërtonte pa leje në fshatin Mashkullorë.
Sipas informacioneve 82-vjeçari është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës pasi u kap në flagrancë duke kryer punime pa leje. Materialat në ngarkim të të moshuarit u referuan në prokurori, ku më pas u vendos të procedohej në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje”, njofton policia.
‘Syzet’ e reja të shtetit për luftën ndaj ndërtimeve pa leje duket se kapin edhe parregullsitë që ndodhin në fshatrat më të thella, por problemi mesa duket qëndron se ‘syzet’ nuk janë për të parë nga afër andaj dhe përbindëshat që ngrihen përditë në qendër të Tiranës i kalojnë “shtetit nën hundë”.
Lini një Përgjigje