
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një mjet tip golf me targa shqiptare dhe ‘Audi’ me targa angleze janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shoferët të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës. Mësohet se të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Lini një Përgjigje