TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 16:18

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy të tjerë, Elvis Shkëmbi qëlloi sapo u dha vendimi

Shkruar nga Pamfleti

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy të tjerë, Elvis

Autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë (babë e bir) në ambientet e Gjykatës së Apelit, është identifikuar si Elvis Shkëmbi. 

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy të tjerë, Elvis
Gjon Shkëmbi, babai i autorit

Personi në foto është Gjon Shkëmbi, babai i autorit i cili ka qenë brenda sallës së gjyqit në momentin që i biri ka qëlluar gjyqtarin. 

Kujtojmë se gjyqtari Kalaja është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit, i cili kishte në gjykim një çështje pronash.

Mësohet se Elvis Shkëmbi është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur.

Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

Lini një Përgjigje