TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 16:10

Atentati ndaj gjyqtarit Kalaja, rëndohet bilanci; edhe dy persona të tjerë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj gjyqtarit Kalaja, rëndohet bilanci; edhe dy persona të

Dy të plagosur dhe një i vdekur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga një person, pranë ambienteve të Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu dy persona të tjerë mësohet se kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit të ndodhur mes gjyqtarit dhe autorit, i cili është identifikuar si Elvis Shkëmbi rreth 30-vjeç. Dy të plagosurit mësohet se janë babë e bir. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori Elvis Shkëmbi ishte palë në një proces gjyqësor që drejtohej nga gjyqtari Kalaja.

Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur.

Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

 

Lini një Përgjigje