TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 16:12

Ju bë atentat brenda gjykatës, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Shkruar nga Pamfleti

Ju bë atentat brenda gjykatës, ndërron jetë gjyqtari Astrit

Gjyqtari humbi jetën gjatë rrugës për në spital

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pas sulmit me armë që ju bë pak momente më parë. Ai u qëllua me armë zjarri në ambientet e gjykatës pas një përplasje me një person që ishte palë në proces.

Personi ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit, duke e plagosur rëndë. Po ashtu ka plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë babë e bir. Gjyqtari u nis me urgjencë drejt Traumës, por fatkeqësisht ai humbi jetën gjatë rrugës. Policia ka ndaluar autorin, i idetifikur si Gjon Shkëmbi.

Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast.

Gjyqtari Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin "Jurist", emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuader te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.



Lini një Përgjigje