TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 12:39

U ekzekutua për larje hesapesh në Kolumbi, publikohet fotoja e 41-vjeçarit shqiptar me pseudonimin 'Qoti'

Shkruar nga Pamfleti
U ekzekutua për larje hesapesh në Kolumbi, publikohet fotoja e
Viktima Artur Tuçi

Është publikuar fotoja e Artur Tuçit, 41-vjeçarit me origjinë nga Lezha të cilin e ekzekutuan në Kolumbi.

Viktima i identifikuar si Artur Tuçi është nga fshati Raboshtë i Lezhës i njohur me pseudinimin 'Qoti', ndërsa autori venezuelian ka rënë në prangat e policisë.

Sipas dëshmitarëve, një motoçikletë fillimisht iu afrua viktimës e pyetën për emrin më pas e qëlluan për vdekje.

“Ata dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan emrin e tij, shkuan në vendin ku e kryen aktin”, tha një dëshmitar.

Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur. Nuk është ende e qartë nëse e moshuara ishte me viktimën apo kalimtare e rastit.

"Përmes zyrës së Interpolit, ne kemi kërkuar informacione nga vende të ndryshme që do të kontribuojnë në identifikimin e tij të plotë dhe do të përcaktojnë nëse ky individ ka ndonjë të kaluar kriminale ose precedent penal. I ndaluari iu dorëzua Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe do të përballet me një vendim para një gjyqtari, duke u përballur me dënime të mundshme deri në 33 vjet burg", tha Gjenerali William Castaño, komandant i Policisë Metropolitane.

 

Lini një Përgjigje