TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 22:11

Vrasja e Gentjan Bejtjas; si u lirua një muaj më parë autori i dyshuar i atentatit të 2023

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Gentjan Bejtjas; si u lirua një muaj më parë autori i
Bami dhe Gentjan Bejtja

Një nga personat e dyshuar për atentatin e korrikut të 2023 ku mbeti i vdekur Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas (i cili u ekzekutua sot) dhe të plagosur dy fëmijët e mitur të këtij të fundit, u lirua nga qelia në janar të këtij viti.

Bëhet fjalë për Valter Bamin, lirimi i të cilit erdhi pasi Prokuroria e Tiranës, nuk provoi dot as prova lidhur me dyshimet që kishte dhe as për gjurmët e barutit në duart e tij.

Kjo sepse organi i akuzës së kryeqytetit nuk arriti ti provonte dyshimet brenda afatit 6 mujor të paraburgimit.

Ndërkohë, Euroneës Albania mëson se së fundmi, Prokuroria e Tiranës ka bërë kërkesë për pushimin e çështjes, por ende nuk është shqyrtuar në gjykatë.

Për llogari të hetimit ndaj Bamit u bënë tre ekspertiza të grimcës së barutit të gjetur në gishtin e dorës se majtë dhe ka rezultuar barut i njëjtë në përbërje kimike me barutin e plumbave të pistoletës zhurmuese që posedonte Valter Bami, që sipas pretendimeve të tij e dispononte me leje e për këtë paraqiti edhe dokumentin përkatës.

Dyshohet se mes vëllezërve Bami dhe ish-punonjësit të burgjeve Gentjan Bejtjas ka pasur përplasje, pasi ata dyshonin se nëse Bejtja do të fliste, do të zbardheshin disa ngjarje kriminale në Fushë-Krujë.

 

gentian bejtja valter bami

Lini një Përgjigje