TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 19:30

Vrasja e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, shoqërohet në polici Valter Bami

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, shoqërohet në

Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, policia mësohet se ka shoqëruar Valter Bamin.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, kur u la i lirë nga gjykata për mungesë provash. Bami qëndroi në burg për 6 muaj, pasi u arrestua si i dyshuar në atentatin e 4 Korrikut 2023, po ndaj Gentjan Bejtjas.Ish-mik me këtë të fundit, pavarësisht dyshimeve të hetuesve, ndaj Bamit u ngrit vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje. 

42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua këtë të premte në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Larushkë të Fushë Krujës .

Vrasja e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, shoqërohet në

Të paktën 3 persona dyshohet se morën pjesë në këtë ngjarje kriminale. Pak kohë pas vrasjes autoritetet policore gjetën të djegur një makinë, brenda së cilës u zbuluan 4 kallashnikovë, që dyshohet se u përkisnin autorëve.

Kush është Vlater Bami?

Vrasja e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, shoqërohet në

Personi në foto është Valter Bami, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit të tretë ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Teksa dha dëshminë e parë, Bami mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, duke thënë se në ato momente ai po qëndronte në shtëpinë e tij.

Mirëpo, burime nga policia thonë se janë të bindur që 37-vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Në dorën e majtë të Valter Bamit janë gjetur shenja baruti, tregues ky që shton dyshimet se qëndron pas kryerjes së krimit.
Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij.


Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

 

gentjan bejtjas valter bami

Lini një Përgjigje