TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 18:14

Bejtaj tentoi t'iu ikte autorëve, detaje të reja nga ekzekutimi i ish-policit të burgjeve: Gjenden dy kallashnikovë në automjetin e djegur

Shkruar nga Pamfleti

Bejtaj tentoi t'iu ikte autorëve, detaje të reja nga ekzekutimi i

Pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës, 5 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, është gjetur e shkrumbuar makina “Land Rover” e autorëve.

Tipi i makinës është një fouristradë ngjyrë e bardhë, brenda së cilës janë gjetur 2 kallashnikovë. Makina e cila është gjetur duke u djegur nuk është kqyrur akoma nga policia.

Bejtaj tentoi t'iu ikte autorëve, detaje të reja nga ekzekutimi i

Bejtja duket se i ka parë autorët, pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të baneses, që sipas kqyrjes nga ana e policisë, dyshohet se ai ka tentuar të largohet për t’i shpetuar atentatit.

Lini një Përgjigje