Për herë të parë pas 8 muajsh në kërkim policor, Gentian Bejtja u kthye në banesë, por gjeti vdekjen. Në shtëpi e priste nëna e tij, e cila jetonte e vetme, pasi të gjithë familjarët ndodhen jashtë shtetit.
Nga muaji korrik, kur iu bë atentati, Gentian Bejtja u shpall në kërkim policor për t'u pyetur. Por, që në atë kohë e deri tani nuk ishte gjetur asnjëherë që të shoqërohej dhe të pyetej, pasi nuk jetonte në banesë.
Sot ishte kthyer dhe është gjetur i vrarë brenda një sere të vogël në oborrin e banesës.
Katër kallashnikovë janë gjetur në mjetin e djegur “Land Rover” që dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan pasditen e sotme Gentian Bejtjan.
Gentjan Bejtja ka qenë edhe më herët objektivi i sulmit me armë në korrik 2023, ku është sulmuar me armë automatike nga tre persona ende të paidentifikuar.
Bejtja u largua duke i shpëtuar atentatit ndërsa viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sino dhe të plagosur dy fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç. Autorët zbrazën ndaj tij plot 28 plumba automatiku.
Qëllimi aso kohe ishte vrasja e Gentjan Bejtjes, ndërsa plumbat i kanë marrë jetën 29-vjeçarit Sino dhe kanë plagosur dy fëmijët.
Lini një Përgjigje