TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 17:41

Ekzekutimi i Bejtjas në oborrin e banesës, krimi dyshohet si hakmarrje për atentatin ndaj Mariglen Hakës

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Bejtjas në oborrin e banesës, krimi dyshohet si hakmarrje
Gentjan Bejtja

Vrasja e Gentjan Bejtjas dyshohet të jetë kryer për hakmarrje. Bejtja ka konflikt me disa personazhe të botës së krimit që dikur i ka pasur miq, si vëllezërit Bami dhe Mariglen Haka.

Njeriu i fundit me të cilin u takua Enver Stafuka, i zhdukur në 2015.

Ai qenë po ashtu i pyetur në polici për vrasjen e Iliaz Calit në autostradë 2022 dhe atentatin ndaj Mariglen Hakës.

Policia ka dyshime se Bejtja mund të jetë i përfshirë si bashkëpuntor edhe në një vrasje të 3-fishtë të ndodhur në 2023 pranë banesës se tij.

Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur për policinë në zonën e Fushë Krujës, është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Larushk. Ndaj Bejtjas është qëlluar në momentin kur ai ndodhej në oborrin e banesës.

Për ngjarjen ka reaguar me një njoftim të shkurtër policia e shtetit, duke bërë me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.”, bën me dije policia.

 

ekzekutimi i bejtjas

Lini një Përgjigje