
Policia zviceriane ka arrestuar 2 shqiptarë pasi u kapën duke shkëmbyer drogë në një garazh.
Në fillim të shkurtit 2024, hetuesit civilë nga policia e Zugut vunë re një shkëmbim droge midis dy persona pranë stacionit të trenit Baar. Për pasojë u ndalua, u kontrollua dhe u arrestua i dyshuari për trafik droge, një 18-vjeçar shqiptar.
Gjatë kontrollit të shtëpisë të urdhëruar nga prokuroria publike në kantonin Zug në një apartament që ai përdorte në komunën e Baar, policia sekuestroi 200 gramë kokainë, material paketimi, një peshore dixhitale dhe rreth 700 franga, para të gatshme.
Pas dorëzimit të drogës në një parking në bashkinë Çam në fillim të muajit mars 2024, i kanë kushtuar prangat një tjetri të dyshuari për narkotrafik. Gjatë kontrollit tjetër në banesën e 26-vjeçarit shqiptar, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 700 gramë heroinë, mbi 400 gramë kokainë, material ambalazhimi dhe një peshore dixhitale.
Prokuroria ka hapur procedurë penale kundër dy të akuzuarve për shkelje të Ligjit për Narkotikët. Me kërkesë të prokurorit publik, shqiptarët ndodhen në burg, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
“Paga” fikse për shitjen e drogës
Përveç të ardhurave direkte nga shitja e drogës, të cilat i përdorte për të financuar banesën dhe shpenzimet e jetesës, shpërndarësi shqiptar i drogës merrte një “pagë” fikse prej 2000 frangash në muaj. Sipas vendimit, ai donte të fitonte 10 mijë franga dhe më pas të kthehej në Shqipëri. Por plani nuk i eci mirë.
Ai u arrestua në pranverën e vitit 2023 dhe është dënuar nga gjykata penale e Lucernit. Një nga shqiptarët u dënua me tre vjet burg, duke marrë parasysh paraburgimin dhe dënimin e parakohshëm.
Gjykata e mori si të mirëqenë se tregtari i drogës hyri në vend me qëllimin për të shitur drogë dhe se ai ishte plotësisht në dijeni të veprimeve të tij.
Lini një Përgjigje