TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 16:46

Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, ish-polici i burgjeve Gentjan
Gentjan Bejtja

Ai dyshohet se është vrarë në oborrin e banesës së tij në Larushk.

Ekzekutohet ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja. Ai dyshohet se është vrarë në oborrin e banesës së tij në Larushk.

Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat e armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij.

Në korrik 2023, ndaj tij u zhvillua një atentat si pasojë e të cilit iu vra vëllai i gruas Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja, ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 43-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai është përmendur si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

gentjan bejtja

Lini një Përgjigje