TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 09:41

Kapet duke shpërndarë drogë me makinën e patrullës shqiptari në Igumenicë, sekuestrohen 100 kg kanabis

Shkruar nga Pamfleti

Kapet duke shpërndarë drogë me makinën e patrullës

Një shqiptar është vënë në pranga në Igumenicë pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike së bashku me një polic 41-vjeçar, oficer i anti-drogës. Sipas mediave greke, punonjësi i policisë i identifikuar si Konstantinos Nakos po transportonte me mjetin e patrullimit 100 kg kanabis indian.

Kolegët e tij kishin marrë informacione për ngarkesat që mbante makina e patrullës dhe i bënë shenjë të ndalonte. Por oficeri grek, i cili kishte dhe shqiptarin pasagjer, nuk u bind dhe vijoi më tej me shpejtësi. Më pas humbi kontrollin dhe u përplas me tre vetura të tjera të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit shërbente në Prokurorinë e Narkotikëve në Igumenicë dhe u vu në pranga së bashku me shqiptarin, Arben Murto edhe ky 41 vjeç, nga fshati Shalës i Konispolit. Pas kontrollit brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis i papërpunuar me peshë totale 102 kilogram e 670 gram.

Në momentin e arrestimit, 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një kryepolic 50-vjeçar, Dimitrio Oikonomou, i cili shërbente në Prokurori dhe u arrestua më vonë.

Kur po kryhej operacioni, ky i fundit duhej të ishte në krye të detyrës, por gjendej në një kafene të zonës së Thesprotisë, madje kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu shpërndante drogën.  

Lini një Përgjigje