
Ajo bëri me dije se sherri mes boksierit dhe dy kushërinjve kurdë, kishte nisur vite më parë, ku këto të fundit i kishin kërkuar Nimanit që të shisnin drogë në kioskën e tij.
Boksieri shqiptar Besar Nimani mbeti i vrarë pak ditë më parë në Bielefeld të Gjermanisë. Nimani është qëlluar në rrugë teksa ishte duke dalë nga një restorant.
Dy autorët, e identifikuar si Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë shpallur në kërkim.
Sipas mediave gjermane Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33-vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.
Gazetarja Migena Zylali tha se ka bërë një bisedë telefonike me të vëllanë e Besar Nimanit.
Ajo bëri me dije se sherri mes boksierit dhe dy kushërinjve kurdë, kishte nisur vite më parë, ku këto të fundit i kishin kërkuar Nimanit që të shisnin drogë në kioskën e tij.
“Kam folur në telefon me të vëllanë e boksierit. Ky sherr kishte nisur para tre vitesh ku Besar Limani ka pasur një kioskë të tijën afër një shkollë. Dy kurdët, q janë kushërinj, iu lutën Besarit që të shisnin lëndë narkotike në kioskën e tij, po Besari nuk ishte absolutisht dakord për këtë gjë dhe aty nisi sherri.
Më parë kishte konflikt fizik mes tyre. Ai më tha që kanë shkuar në polici kanë bërë denoncim por që policia gjermane i është përgjigjur se nuk kanë prova dh fakte për këtë gjë. Njëri nga kurdët kishte 4 vëllezërit në burg. Familjen e kanë problematike por megjithatë nuk është marrë asnjë masë”-tha ai.
Lini një Përgjigje