TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 17:07

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, reagon Policia: Një grup i posaçëm po punon për kapjen e autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, reagon Policia:
Gentjan Bejtja

Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së ish policit të burgjeve Gentjan Bejtja që u ekzekutua pasditen e sotme në shtëpinë e tij në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja i ka shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa atentati i sotëm i mori jetën. 

Persona ende të panjohur kanë ekzekutuar Betjan në oborrin e banesës së tij, ndërsa pak minuta më vonë u gjet dhe një makinë e djegur. 

'Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar', njofton policia.

Gentian Bejtja, ish-polic burgjesh, i cili u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte, ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve. Më 4 korrik të vitit të shkuar, ndaj Bejtjes u organizua një tjetër atentat ku mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka, i cili ndodhej me të në të njëjtën makinë gjatë momentit kur ndaluan mjetin për ta furnizuar me karburant. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol.

ekzekutimi i gentjan bejtjas fushë krujë

Lini një Përgjigje