TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 16:34

“Marrëveshja jo transparente”, Abilekaj: Opozita nuk ka garant për respektimin e saj

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshja jo transparente”, Abilekaj: Opozita nuk ka garant

Gazetari Enton Abilekaj, ka folur për marrëveshjen mes PS-PD duke thënë se nuk ka rëndësi kush del i fituar nga kjo marrëveshje, por e mira publike.

Ai tha se vetë palët nuk e quajnë marrëveshje dhe kjo është një çështje që e bën konfuz publikun, ndërkohë që ajo që dihet është vetëm pika e komisioneve hetimore.

Sipas Abilekajt, duke patur parasysh faktin se dhe më parë janë prishur marrëveshje të tilla, opozitës i nevojitet një garant për respektimin e kësaj dakordësie.

“Nuk ka rëndësi kush fiton dhe humbet në këtë marrëveshje, por e mira publike. Ajo që më shqetëson është se e quani marrëveshje. PD dhe PS nuk e quajnë marrëveshje, ndërsa e gjithë kjo na çon në një proces jo transparent dhe publiku këtu humbet. Nuk e dimë se kush ka ndërhyrë, dimë vetëm disa vendime që janë marrë për komisionet hetimore.

Nuk dimë as kush i ka propozuar këto pika dhe kush i futi, Nikolla apo si kërkesa të PD-së. Duam ta dimë pse po kthehet PD-ja në normalitet dhe kush e garanton këtë normalitet. Nëse opozita kthehet me këto pika dhe nuk ka garant, dikush duhet të mbajë garant për to. Kemi pasur marrëveshje që janë prishur me herët mes palëve. Në kurriz të kujt bëhet kjo marrëveshje. Nuk dihet se çfarë do të ndodhe me super komisionin e reformës zgjedhore”, ka thënë Abilekaj në një intervistë për Ora News.

enton abilekaj ps pd marreveshje

Lini një Përgjigje