TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 16:13

“Asnjë denoncim nga Tatimet dhe Doganat”, Agim Baçi analizon deklaratat e Dumanit: Askush në politikë nuk ka imunitet

Shkruar nga Pamfleti

“Asnjë denoncim nga Tatimet dhe Doganat”, Agim Baçi

Analisti Agim Baçi ka analizuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, duke thënë se shqetësuese për institucionin që ai përfaqëson ishte fakti se nuk kishte asnjë denoncim për Drejtorinë e Tatimeve apo atë të Doganave, teksa shumë investigime tregojnë të kundërtën.

Mes të tjerash Baçi tregoi dhe qëndrimin e Dumanit sa i takon kërcënimeve. Ai tha se sipas Dumanit, kërcënime serioze janë ato që vinë nga krimi i organizuar dhe jo nga politika.

“Ishte një debat ku kishte shumë interes nga publiku. Dumani ngriti alarmin mbi denoncimet. Psh; ka zero denoncime në dogana dhe tatime. Këtu ishte fokusi. Ke një zyrë antikorrupsioni në qeveri, apo zyrë auditi në çdo institucion. Ai tha; ‘kemi zero denoncime nga tatimet, nga doganat’. Ndërkohë ne jemi dëshmitarë se ku ka kaluar pastrimi i parave dhe çështjet e korrupsionit. Dumani tha se ka rënë 40% çështja e denoncimeve ndaj institucioneve. Këto gjëra nuk mund t’i bëjnë vetëm prokurorët. Ai e qartësoi se SPAK nuk godet pa vendim gjykate. “Askush nuk ka imunitet dhe s’kemi problem me politikën”, sqaroi Dumani. Alarmi i tij është se institucionet nuk bashkëpunojnë. Dumani theksoi se; “Problem nuk është politika, por krimi i organizuar. E kemi llogaritur daljen nga shtëpia dhe moskthimi. Kërcënimet vijnë kur vinë nga krimi i organizuar, dhe jo nga politika”, tha Baçi për News 24.

agim baci altin dumani spak denoncime

Lini një Përgjigje