TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 16:01

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, flet inxhinieri: Balluku duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, flet inxhinieri: Balluku

Inxhinieri Romeo Nazarko, ka folur për skandalin e shembjes së një pjese të rrugës Korçë-Ersekë, duke thënë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen pas ngjarjes.

Inxhinieri deklaroi se shembja e rrugës ndodhi pasi nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës. Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se problemi ishte vlera dhe jo cilësia e rrugës.

“U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespektimit të standardeve teknike, që monitorohen direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka.

Ergys Verdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematike. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshme.

Është një shtrat me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologjike në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”, u shpreh ai në News24.

korçë-ersekë inxhinier belinda balluku

Lini një Përgjigje