TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 15:00

Shantazhet në Telegram me foto intime, ekspertët e IT: Teknologjia do përkeqësojë fenomenin

Shkruar nga Pamfleti

Shantazhet në Telegram me foto intime, ekspertët e IT: Teknologjia do

Ekspertët e IT-së kanë folur lidhur me shantazhet në Telegram me foto intime, të cilët ngritën alarmin pasi grupe të ndryshme denigrojnë vajza dhe gra.

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi u shpreh se contenti i këtij aplikacioni mbahet në Rusi. Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shtoi se tentativa për të kapur serverat e Telegram është e dështuar pasi nuk jemi aq të fuqishëm.

‘Tentativa jonë për të kapur servera do të jetë e dështuar. Nuk jemi aq të fuqishëm. Kjo e bën më komode për përdoruesit. Në nivelet që përdoren në Shqipëri nuk aksesojmë dot. Për sa i takon denoncimeve më vjen mirë që qytetarët po denoncojnë. Por mirë është të jenë kujdes. Nuk ka njeri që nuk i vijnë mesazhe me persona që të dërgojnë mesazhe që dashurohen me mesazhet e para’, tha Rexhepi.

Ndërsa psikologia Rudina Koromani solli në vëmendje se rastet e keqpërdorimit të fotove intime apo videove rezulton në vetëvrasje.

“Psikologjikisht e vuan vetë personi. Kemi dhe rastet e vetëvrasjeve. Nëse fotoja ime dhe e jotja del nëpërmjet një aplikacioni unë dhe ti nuk do ta vuanim aq shumë, do bënim denoncimin, do kërkonim vërtetësinë. Ky është ndryshimi. Për të kuptuar ato persona që shkojnë deri në këto akte”, shtoi psikologia.

Rexhepi evidenton se ata që janë ‘hackera’ mund të përdoren nga shteti për mirë në struktura të ndryshme për mbrojtjen e të dhënave.

“Lind nevoja që organet ligjzbatuese të fuqizohet me personel. E kemi ngritur si problem. Një specialist IT nuk të rri me rrogën e një oficeri. Kam parë një emision në një televizion mundeshin që nëpërmjet një virusi të bllokonin frenat e makinave. Asat e këtyre punëve shteti t’i mbajë pranë. Edhe ligji penal duke ndryshuar sepse shkaktojnë vrasje si ajo e Kamzës. Ka njerëz që të shkatërrojnë fare”, tha ai.

Eksperti i IT-së tregon se shumë vijnë tek ai për ndihmë që të fshihen postime denigruese në rrjete sociale.

"IT një sektor në rritje dhe kompanitë janë shumë më të rehatshme se shteti. Mund të shkosh edhe në 10 në punë. IT në një vend si Shqipëria kanë të drejtë të zgjedhin. Por që një IT duhet t’i ketë ndodhur një gjë shumë e rëndë që të merret individualisht me një person. Personalisht kur ndodhin kështu gjëra iu them të shkojnë tek psikologu në fillim. Sepse social media është si furtunë në gotë. Ne nuk jemi magjistar që të heqim një postim. Njerëzit të mos e marrin shumë seriozisht social media. Jeta është shumë e gjatë. Interneti kërkon gjithmonë një njeri që kërkon të të urrejë. Po u more me internetin nuk ia del dot", shprehet Kallanxhiu.

Psikologia bën thirrja që çdo individ duhet të mbrohet, pasi këto fenomene mund të përkeqësohen për shkak edhe të zhvillimit teknologjik.

“Sot më shumë se kurrë, na leverdis të jemi të fuqishëm psikologjikisht për t’u përballur me këto fenomene. Që do të jenë edhe më keq, kur teknologjia do fuqizohet më shumë. Edhe vetë individi duhet të mbrohet. Disa fenomene të krimit kibernetik siç është ajo e torturës së seksit, edhe në vendet e tjera të perëndimit, grupet që i bënin ndodheshin në vende të tjera në Nigeri, Namibi të distancuar nga territori. Fenomeni është i njohur për të bërë para, një formë për të punuar”, u shpreh ajo për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje