
Analisti Arben Meçe ka folur për tragjedinë "Gërdeci", ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë në fabrikën e demontimit të armëve. Por ende pas 16 vitesh nuk ka një përgjegjës.
Ndërkohë procesi është rihapur dhe i pandehur i vetëm deri më tani është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Familjarët nuk kanë hequr dorë, ndërsa kërkojnë dhe presin që drejtësia të veprojë.
Në një intervistë për “Abc News”, Meçe tha se ka besim që drejtësia e re do të funksionojë, pavarësisht zvarritjes për një kohë të gjatë që i është bërë kësaj çështje.
Ai theksoi se shtoi se kjo vrasje zbuloi edhe trafikimin e armëve që sipas tij bëhej për qëllime personale. Meçe shtoi se nuk është e rastësishme thirrja si dëshmitar i Shkëlzen Berishës, pasi sipas analistit ka lidhje me trafikimin e armëve.
“Zonja Durda ka një histori 10 vjeçare dhe ka deklaruar që nuk ka pasur besim te drejtësia, dhe falë këmbënguljes dhe bindjes së saj kjo çështje nga aksident arriti të trajtohej si krim. Ka arritur të realizojë një fitore edhe pse me mosbesim, sot kemi një gjykim në këto nivele. Sot është në gjykim me vepër penale të kualifikuar ministri dhe krahas ministrit janë bërë hetime edhe për një zinxhir të implikuar me Gërdecin. Gërdeci është edhe një proces i trafikimit të armëve për qëllime personale. Për Gërdecin ishte lidhur me situatë gjeopolitike në luftën Izrael Hamas, Hamasi po përdorte armë të Shqipërisë. Një e vërtetë e madhe, shërbimet shpërthyen edhe në Gërdec, pasi në Shqipëri pangopësia e një grupimi të instaluar arriti deri aty furnizonin Hamasin me raketa tokë dhe më këto raketa goditej edhe Izraeli.
Trafikimi është edhe një nga pistat kryesore të Gërdecit, vrasje zbërtheu skemën por pas asaj s’kemi, kemi të bëjmë me trafikim armësh, me këtë trafikim armësh është i lidhur Shkëlzeni. Unë them se pavarësisht kohës, provat ekzistojnë, siç ekzistojnë edhe për 21 Janarin. Nuk është e rastësishme thërritja në cilësinë e dëshmitarit edhe Shkëlzen Berisha që deri dje nuk mund të mendohej. Sot ata janë në nivelin e dëshmitarit dhe nuk është e vështirë të kalohet në nivelin e të pandehurit për dëshmi të rreme. Unë jam i bindur që drejtësia e re ka për t’i zbardhur dhe ka për t’i bërë fakt ligjor, ata që skenarizuan procesin e demontimit dhe trafikimit të armëve që shkonin drejt zonave të luftës”, tha Meçe.
Lini një Përgjigje